×
  • Sport
  • Sport

    Insigne flet për golin e bukur

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 0:00

    Lorenzo Insigne shënoi gol shumë të bukur për ta ndihmuar fitoren 2:1 të Italisë ndaj Belgjikës. Ai në fund u shpall lojtar i ndeshjes.


    “Mendoj se secili lojtar në ekipin tonë ka luajtur ndeshje të jashtëzakonshme sonte. Unë gjithnjë provoj të godas, në ndeshje e në stërvitje. Jam i lumtur që topi përfundoi në rrjetë (pas asaj goditje). Ishte gol i shkëlqyeshëm, por e përsëris, ne kemi fituar të gjithë së bashku sonte”, ka thënë Insigne.

    UEFA ka vlerësuar se Insigne vendosi ndeshjen dhe se “ka pasur pasime brilante, ka treguar intelegjencë të futbollit dhe teknikë të nivelit të lartë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!