Atalanta dhe Inter janë kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Serie A, kurse jashtë kanë mbetur Milan dhe Roma edhe pse fituan ndeshjen e fundit të këtij sezoni.
Interi mposhti Empolin me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, me golat e Keita Balde dhe Nainggolan, kurse për mysafirët realizoi Traore.
Ndërsa Atalanta fitoi kundër Sassuolos me rezultat 3-1. Golat për vendasit i realizuan Zapata, Gomez dhe Pasalic, kurse për mysafirët Berardi shënoi golin e vetëm.
Milani fitoi sy mysafir ndaj Spalit me rezultat 2-3 por që nuk i mjaftoi për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse edhe Romës që fitoi në shtëpi me rezultat 2-1 me Parman. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.