×
  • Sport
  • Sport

    Inter e merr falas Alexis Sanchezin

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 23:06

    Inter dhe Man Utd kanë arritur marrëveshje për Alexis Sanchez.


    Eksperti italian i merkatos, Fabrizio Romano ka lëshuar një lajm ‘bombë’.

    Sipas Fabrizio Romano, Inter dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin permanent të Alexis Sanchez, transmeton lajmi.net.

    Bëhet e ditur se Inter nuk do të paguajnë asnjë cent për kartonin e tij, por vetëm do të marrin përsipër shpenzimet e pagës.

    Alexis këtë edicion luajti si i huazuar tek Inter, ku në shumë raste kur nuk ishte i lënduar ishte zgjedhja e Conte për formacionin startues.

    Mbetet të shihet nëse këto raportime do të zyrtarizohen më vonë nga njëra skuadër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!