Milani do të sfidojë Interin në finalen e Superkupës së Italisë të planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme.
Takimi do të startojë në orën 20:00 në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, ku kuqezinjtë dhe zikaltrit do të luajnë një derbi të Milanos me një shije të veçantë.
Këtë herë, ka një trofe në mes, ku si Milani ashtu dhe Interi do të tentojnë ta shtojnë në koleksionin e tyre.
Kujtojmë që në gjysmëfinale, Interi mposhti Atalantën 2 me 0, ndërsa Milani triumfoi me përmbysje 1 me 2 ndaj Juventusit.
Ja formacionet e mundshme të ndeshjes:
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Correa, Martinez.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Emerson, Tomori, Thiaw, Hernandez; Fofana, Bennacer; Pulisic, Reijnders, Jimenez; Morata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.