×
  • Sport
  • Sport

    Inter triumfon ndaj Spezias, merr kreun e tabelës në Serie A

    Reporteri
    15 Prill 2022 | 20:59

    Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Spezia dhe Inter, ku skuadra e Interit ka triumfuar ndaj skuadrës vendase, përcjell Reporteri.net.

    Nerrazurrët kanë arritur të sigurojnë një fitore shumë të vlefshme në Serie A.

    Kjo pasi ata mundën Spezian me rezultat përfundimtar 1-3.

    Triumfi ndaj Spezias, bëri që Inter të ngjitet në pozitën e parë në Serie A, duke lënë Milan poshtë saj.

    Brozovic, Lautaro Martinez dhe Alexis Sahnchez shënuan për skuadrën e Inzaghit, kurse Maggiore shënoi golin për vendasit.

    Ndërkaq, për pak pritet të fillojë edhe ndeshja ndërmjet Milan dhe Genoa, ku Rossonerët do të kenë presion pas fitores së Interit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!