×
  • Sport
  • Sport

    Interi dhe Brescia arrijnë marrëveshje në parim për Tonalin

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 15:51

    Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Brescian për transferimin e Sandro Tonalit.


    Posa të përfundojë aventura e Nerazzurëve në Ligën e Evropës, mesfushori italian do të kalojë në “Giuseppe Meazza”.

    Sipas asaj që raportojnë Alfredo Pedulla e Ginaluca Di Marzio, Interi dëshiron të mbyllë transferimin e Tonalit menjëherë pas Ligës së Evropës.

    Lojtari po kërkohet edhe nga Milani e Juventusi, mirëpo skuadra që drejtohet nga Antonio Conte po i prinë garës.

    Marrëveshja mes Interit dhe Brescias do të mbyllet në shumën e 35 milionë eurove plus pesë milionë bonuse.

    Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!