×
  • Sport
  • Sport

    Interi e fiton Kupën e Italisë

    Reporteri
    24 Maj 2023 | 23:12

    Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë.

    Zikaltrit kanë triumfuar 1:2 në finalen ndaj Fiorentinas, e cila u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës.

    Ishte Fiorentina që kaloi e para në epërsi në minutën e tretë nëpërmjet Gonzalez.

    Por, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi dy gola të shpejtë.

    Fillimisht argjentinasi shënoi në minutën e 29-të për të barazuar rezultatin.

    Tetë minuta më pas, kampioni i botës me Argjentinën realizoi për të përmbysur rezultatin, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

    Kësisoj, Interi arrin ta fitojë finalen e parë të këtij edicioni, teksa më 10 qershor do ta zhvillojë finalen tjetër, atë të Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!