×
  • Sport
  • Sport

    Interi e përmbysë Veronën e Rrahmanit – Barella shënon golin e javës në Itali

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 19:54

    Interi e ka mposhtur Veronën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të në Serie A


    Skuadra e Antonio Contes arriti që ta përmbysë Veronën në pjesën e dytë për të fituar 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titull në Serie A, shkruan Reporteri.net

    Verona kaloi në epërsi herët me anë të një penalltie të realizuar nga Verre në minutën e 19-të.

    Në pjesën e dytë, Vecino barazoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Barella shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

    Pas kësaj fitore Interi tani është në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Verona është në pozitën e nëntë me 15 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!