×
  • Sport
  • Sport

    Interi fiton derbin ndaj Napolit – Milani ndalet nga Genoa

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 22:41

    Inter e ka mposhtur Napolin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në Serie A


    Romelu Lukaku ishte heroi i Nerazurëve në këtë përballje pasi shënoi golin e vetëm në minutën e 71-të nga penaltia, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër Milan është ndalur sërish me barazim 2-2, kësaj radhe nga Genoa.

    Matia Destro shënoi dy golat për Genona në minutat 47′ dhe 60′, derisa për Rosonerët realizuan Calabria 52′ dhe Kalulu 83′.

    Pas ndeshjeve të zhvilluara sot Milani vazhdon të jetë lider në Serie A me 28 pikë, i ndjekur nga Interi që ka 27 pikë dhe Juventus 24. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!