Rodrigo De Paul duket se do të jetë goditja e parë e Interit në merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, Marotta ka arritur akordin me drejtuesit e Udineses dhe mesfushori argjentinas pritet të vihet nën urdhrat e Antonio Contes që në fillim të muajit janar.
Zikaltrit janë penalizuar ndjeshëm nga dëmtimet në mesin e fushës dhe mometalisht në infermieri janë Galgiardini, Barella e Sensi, me këtë të fundit që po e shoqëron një dëmtim enigmatik dhe nuk jep garanci se kur mund të rikthehet.
De Paul shihet nga Conte si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe për më tepër, argjentinasi ka moshë të ulët dhe njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi luan prej sezonesh me Udinesen, ndërsa kohët e fundit është shndërruar në titullar edhe te Argjentina.
Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa në Udine mund të shkojë edhe ndonjë nga lojtarët e të rinjve të zikaltërve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.