Ndonëse në të gjithë Italinë mbizotëron pesimizmi se do të jetë gati-gati e pamundur që të përfundojë sezoni aktual, I ndërprerë për shkak të përhapjes së koronavirusit, te Interi duket se mendojnë tërësisht ndryshe.
Kjo pasi klubi zikaltër ka njoftuar të 7 lojtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të origjinës, që të rikthehen në Itali brenda kësaj jave, për t’iu nënshtruar një tjetër karantine 14-ditore, të ndjek
ur edhe nga nutricionisti i skuadrës.
Kjo lëvizje e klubit zikaltër duket si një sinjal për t’u përgatitur për të rinisur stërvitjen, ndoshta në gjysmën e dytë të prillit, ndonëse momentalisht situata në Itali është e nder dhe vetëm për futboll që nuk mund të mendohet.
Kujtojmë që futbollistët e Interit kaluan një periudhë 14-ditore në karantinë, pasi dyshohej se mund të ishin prekur nga koronavirusi gjatë ndeshjes me Juventusin, ndërsa tani Lukakut me shokë do t’u duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.