Interi është i gatshëm që të shesë Romelu Lukakun në këtë verë, sidomos pas interesimit të madh nga Chelsea, derisa kërkojnë 120 milionë euro.
Kampionët e Italisë duan të balancojnë financat e klubit dhe për këtë arsye më herët shitën Achraf Hakimin tek Paris Saint-Germain.
Zyrtarë të Interit janë shprehur më parë se nuk kanë ndërmend që ta shesin sulmuesin belg, por duke parë kërkesat në treguan e futbollit vendosën çmimin 120 milionë euro. Është i lartë, për shumë klube edhe i paarritshëm.
Në Londër thuhet se klubi kërkon t’i dhurojë trajnerit Tuchel një sulmues me peshë dhe në këtë aspekt Lukaku i plotëson kriteret.
Nerazzurët kërkojnë shumë për futbollistin belg edhe për faktin se ai e justifikoi besimin me një numër të madh golash këtë sezon.
Nëse Lukaku nuk shitet, zikaltrit e Milanos do të duhet të paguajnë Lukakun me një milion euro më shumë. Sipas kontratës, paga e tij do të jetë nga 7.5 në 8.5 milionë euro për sezonin që pritet të nisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.