Interi thuhet se nuk është më i interesuar në transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina.
Sipas asaj që raporton La Nazione, Nerazzurët janë shvendosur vëmendjen tek shënjestra të tjera dhe nuk duan të shpenzojnë në lojtarin e rivalit të Serie A.
Medium italian bën të ditur se Viola kërkon 50 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit, ndërsa Interi nuk ofron më shumë se 40 milionë për të.
Juventusi ka kohë që është në garë për Chiesan dhe tani kanë shansin e artë që të rrëmbejnë atë nga Fiorentina.
Mesfushori italian ndër vite cilësohet si prej lojtarëve më të mirë në Serie A, e që Zonja e Vjetër dëshiron të mbyllë transferimin e tij në këtë verë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.