×
  • Sport
  • Sport

    Interi merr frymë lirshëm, Lautaro dëshiron të qëndrojë

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 9:41

    Martinez do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit. Për tri sezone, Martinez ka bërë 132 paraqitje, ka shënuar 49 gola. Ai e ka fituar Scudetton me Interin.


    Pas largimit të Romelu Lukakut, Interi u frikësua se do të largohet edhe sulmuesi, Lautaro Martinez.

    Por, agjenti i lojtarit ka dhënë lajmin e madh, duke thënë se futbollisti dëshiron të qëndrojë.

    “AI dëshiron të fitojë Scudetton sërish me Interin, të luajë mirë në Champions League dhe siç kam thënë edhe më parë, nuk po mendon të largohet nga Italia”, tha Alejandro Camano për “FCInterNews”.

    Për tri sezone, Martinez ka bërë 132 paraqitje, ka shënuar 49 gola.

    Ai e ka fituar Scudetton me Interin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!