×
  • Sport
  • Sport

    Interi ngjitet në pozitën e dytë pas fitores bindëse në udhëtim te Sassuolo

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 16:58

    Interi ka fituar 3-0 në udhëtim te Sassuolo në kuadër të javës së nëntë në Serie A.


    Pas vetëm katër minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me golin e Alexis Sanchez, derisa Lautaro Martinez ishte gol.

    Dhjetë minuta kaluan dhe Interi dyfishoi epërsinë, por kësaj radhe me ndihmën e Vlad Chiriches, që shënoi auto-gol (14′).

    Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në 45 minuta e dytë u shënua vetëm një.

    Ishte minuta e 60-të, kur Roberot Gagliardini shënoi për 3-0 për Interin, me një shërbim mjaftë të mirë nga Matteo Darmina.

    Kështu, skuadra që drejtohet nga Antonio Conte mori me lehtësi tri pikë të plota në udhëtimin që parashikohej të jetë i vështirë.

    Pas javës së nëntë, Interi gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe Sassuolo, dy pikë më pak se Milani që është lider.

    Në javën e dhjetë, Interi takohet me Bolognan në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!