“Tuttosport” ka raportuar se Interi ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit Shkodran Mustafi.
Skuadra nga Serie A, Mustafin është duke e parë si një mundësi të mirë dhe të lirë për sezonin e ardhshëm, teksa mbrojtësit shqiptar nga vera do të mbetët lojtar i lirë pasi i skadon kontrata e tij me Arsenalin.
Inter për t’i siguruar shërbimet e Mustafit, është duke tentuar të nënshkruaj një parakontratë në janar që në sezonin e ardhshëm mbrojtësi të jetë pjesë e zikaltërve
Arsenal nuk i ka ofruar më rinovim të kontratës mbrojtësit shqiptar dhe kështu 28 vjeçari nga vera është i lirë për të nënshkruar me ndonje skuadër tjetër.
Ai u transferua në këtë ekip në vitin 2016 nga Valencia për 41 milion euro, ndërsa bëri një karrierë edhe në Sampdoria. Bashkë me Interin, situata e Mustafit po monitorohet gjithashtu nga Barcelona dhe Eintracht Frankfurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.