Tashmë kampioni i Serie A, Interi u ka kërkuar tifozëve që ta festojnë Scudetton me përgjegjësi dhe duke i respektuar të gjitha rregullat në fuqi për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID-19.
Mbi 30 mijë tifozë festuan titullin të dielën në rrugët e Milanos duke krijuar polemika për thyerjen e rregullave ndaj koronavirusit, përcjell Gazeta Express.
Agjencia e lajmeve ANSA raporton që Inter u ka dërguar një letër tifozëve të tyre përpara ndeshjes kundër Sampdorias të shtunën, duke u kërkuar atyre të ndjekin rregullat.
“Interi fton tifozët të festojnë me përgjegjësi fitoren e Scudetto-s së 19-të, duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi për të luftuar pandeminë COVID-19,” t” – thuhej ndër të tjera në letër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.