Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Lajmin e ka konfirmuar Fabrizio Romano, i cili raporton se trajneri italian do të firmosë brenda kësaj jave kontratën me klubin nga Arabia Saudite.
Marrëveshja është arritur për tre vitet e ardhshme dhe përfshin një pagë shumë të lartë, që reflekton rëndësinë e projektit dhe ambiciet e klubit saudit.
Pas një takimi vendimtar të zhvilluar sot mes Inzaghit dhe drejtuesve të Interit, është bërë e qartë se trajneri do të largohet nga kampionët e Italisë për të nisur një aventurë të re në Lindjen e Mesme.
Sipas Romanos, ndjesia ishte e qartë që një ditë më parë: kjo ishte një lëvizje që “duhej të ndodhte” — dhe tani është e sigurt, Inzaghi do të drejtojë Al Hilal.
Largimi i tij shënon fundin e një epoke të suksesshme me Interin, ku ai fitoi titullin e Serie A dhe u shqua për lojën sulmuese dhe menaxhimin e shkëlqyer të skuadrës.
Tashmë, ai do të ketë një sfidë të re në një kampionat që po tërheq gjithnjë e më shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.