Te Lazio mund të transferohet një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Simone Inzaghi do një gjigant për sulmin dhe drejtori sportiv Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqendruar vëmendjen te sulmuesi kosovar.
Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura me verdheblutë, duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Në garë për Muriqin nuk është vetëm Lazio pasi edhe Tottenham interesohet fuqishëm për kosovarin me Mourinho-n që e do në skuadrën e tij, futbollistin që zotëron një gjatësi prej 195 centimetrash dhe konsiderohet një zëvendësues ideal për Harry Kane.
Për t’ia shkëputur sulmuesin Fenerbahces, Lazio-s do t’i duhen të paktën 20 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.