Isco po i kalon muajt e fundit si futbollist i gjigantit spanjoll Real Madrid.
Mesfushori spanjoll ka tetë vite pjesë e Real Madridit, por në dy sezonet e fundit ai nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë dhe nuk është preferuar shumë nga trajneri Zinedine Zidane.
Kjo situatë e ka lodhur si duket lojtarin i cili ka pranuar largimin nga Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës.
Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja kanë raportuar se Isco ka pranuar transferimin në verë te Sevilla.
Real Madridi është i interesuar për dy mbrojtësit e Sevillës, Jules Kounde dhe Diego Carlos.
Kësisoj Los Blancos do ta përfshijnë Iscon në një marrëveshje shkëmbimi me njërin nga mbrojtësit e Sevillës.
Gjithsesi përveç Iscos në marrëveshje, Realit do t’i duhet të shtojë edhe një pjesë të parave, pasi si Kounde ashtu edhe Diego Carlos kanë një vlerë më të lartë se sa mesfushori spanjoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.