Isco e ka kritikuar ashpër trajnerin e vet në Real Madrid, Zinedine Zidane, duke e akuzuar atë se po e përjashton nga skuadra.
Isco e ka kritikuar trajnerin Zinedine Zidane, duke thëne se ai ndihet i izoluar nga francezi.
Mesfushori spanjoll, nuk luajti as edhe një minutë në dy ndeshjet e kaluara, atë kundër Barcelonës të shtunën dhe të mërkurën në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, raporton Gazeta Express.
“Kur ai më largon nga loja e bën këtë në minutën e 50-të apo në minutën e 60-të të ndeshjes, apo disa herë edhe në pjesën e parë, ndërsa në rast së dëshiron të më inkuadrojë ai e bën në minutën e 80-të”, u deklarua Isco.
Real Madridi tashmë janë të dytët në La Liga me 13 pikë, me vetëm një pikë pas Real Sociedadit, por me një ndeshje me pak të zhvilluar.
Pas humbjes kundër Shakhtar Donetskit, Reali do të udhëtojë për Borussia Monchengladbach të martën, ndërsa ndeshja e ardhshme në La Liga do të jetë të shtunën me 31 tetor në shtëpi kundër Huescas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.