Fundjava ka nisur me një lajm të kobshëm për komunitetin sportiv në vendin tonë, teksa është larguar nga kjo botë, ish-futbollisti legjendar i Klubit Futbollistik “Prishtina”, Shefqet Sinani.
Sinani ishte pjesë e ekipit të gjeneratës së artë në vitet e 80-ta, teksa ishte një mbrojtës i shquar i klubit kryeqytetas në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë shkruan Reporteri.
Ky lajm ka prekur gjithë komunitetin sportiv dhe më së shumti ish-bashkëlojtarët e tij. Vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, si dhe Sahit Kelmendi kanë dërguar një telegram ngushëllimi tejet emocionues për ndarjen nga jeta të shokut të tyre.
E nderuara familje Sinani dhe miq, shokë e bashkëlojtarë të Shefqet Sinanit,
Me dhimbje të thellë kuptuam lajmin se shoku dhe bashkëlojtari ynë shumëvjeçar paska ndrru jetë prandaj pranoni ngushëllimet tona të thella për vdekjen e tij të parakohshme me shpresë se do të gjeni forcën e mjaftueshme me e përballu dhimbjen e madhe!
Me dhimbje dhe respekt, ish-shokët dhe bashkëlojtarët e Shefqetit, Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi dhe Sahit M. Kelmendi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.