×
  • Sport
  • Sport

    Ish-basketbollisti i Pejës ka ngecur në Izrael bashkë me familjen, publikon pamje të trishtueshme – krisma e të qara

    Reporteri
    11 Tetor 2023 | 8:08

    Ish-basketbollisti i KB Pejës, Brad Waldow ndodhet në Izrael, në kohën kur ky shtet po përballet me luftë me militantët e grupit terrorist të Hamasit.

    Waldow që u transferua në Izrael këtë sezon ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram.

    Në pamjet e publikuara dëgjohen krisma e të qara të një gruaje me një fëmijë në dorë.

    “Kjo është ajo që po ndodh realisht në Izrael. Ne po përpiqemi të kthehemi në shtëpi” – ka shkruar ai në InstaStory.

    Waldow është  nga Kalifornia Veriore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!