×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Gazmend Rahova, po vazhdon karrierën e suksesshme si fizioterapeut në Turqi

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 17:39

    “Gagi”, siç njihet ndryshe, ka luajtur si mesfushor te Trepça ’89 në ekipin e pasluftës për një kohë jo shumë të gjatë, pasi vendosi të vazhdojë jetën në Turqi. As atje nuk iu nda sportit, por kontributin e tij po e jep si fizioterapeut, tash e 13 vjet.


    Sportistë nga fusha të ndryshme, kryejnë fazën rikuperuese te Gazmendi, dhe i besojnë atij pas çdo lëndimi eventual.

    Përvoja dhe suksesi i madh që ka pasur në fushën e fizioterapisë e ka shtyer Rahovën që bashkë me disa kolegë të tij nga Turqia, të hapin klinikën ortopedike dhe fizioterapeutike, e cila quhet “Orthopoint”.

    Gazmendi synon që suksesin ta përcjellë edhe në klinkën e tij private tashmë, e cila ndodhet në Kocaeli, vend ky jo shumë i largët nga Stambolli.

    Gazmend Rahova, ishte pjesë e ekipit Kombëtar të Turqisë në Hokej, kur kjo e fundit në vitin 2015 ishte shpallur kampione bote në Divizionin e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!