Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të luftojnë për unifikimin e titujve të peshave të rënda. Ndeshja e ‘shekullit’ do të zhvillohet më 17 shkurt në Arabinë Saudite.
Fury është kampion i WBC, dhe Usyk i WBA, IBF, WBO.
Ish-kampioni i peshave të rënda, anglezi Johnny Nelson thotë se pret që Fury ta fitojë këtë ballafaqim.
“Unë pres që Fury të mundë Usykun, por nëse ai lufton si ndaj Ngannou, ai do të mposhtet”, tha ai.
“Sa i përket ndeshjes së fundit të Furyt me Ngannou, nuk mendoj se ai tregoi respekt ndaj kundërshtarit të tij. Unë pres që ai të mundë Usykun”, tha Nelson në një intervistë për talkBOXING.
“Ndoshta do të them diçka që nuk është e njohur – pres që Fury të fitojë, thjesht mendoj se ai humbi përqendrimin e tij në ndeshjen e fundit. Shpresoj që thashethemet që dëgjova për kampin e tij të mos jenë të vërteta,” përfundoi Nelson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.