Ish lojtari i Italisë, Vicenzo Iaquinta është dënuar me dy vjet burgim për “armëmbajtje pa leje”.
Ish futbollisti i Juventusit dhe Udineses akuzohet se i kishte kaluar babait të tij dy pistoleta të paligjshme, me këtë të fundit që kishte një të kaluar të errët me botën e nëndheshme.
Babai i Iaquinta u dënua me 19 vjet, ndërsa Apeli i hoqi shtatë vjet. Ndërsa ish kampioni i botës me Italinë në vitin 2006, u gjet me dy pistoleta dhe qindra plumba.
Sipas autoriteteve, armët ishin regjistruar, por transferimi për t’u përdorur nga babai i lidhur me mafien gjithashtu inkriminoi ish-futbollistin.
Nga ana e tij, Iaquinta ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe babait të tij, duke premtuar të ndjekë çështjen më tej.
Vincenzo Iaquinta u transferua nga Udinese në Juventus në 2007, ku luajti për pesë edicione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.