×
  • Sport
  • Sport

    Ish-kapiteni i Kosovës shënon gol të bukur në Suedi

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 18:48

    Anel Raskaj është ndër futbollistët e parë që zgjodhi të përfaqësonte Kosovën. Ai gjithashtu ishte edhe kapiten në ndeshjen miqësore ndaj Haitit.


    Raskaj po kalon çaste fantastike me ekipin e tij AFC Eskilstuna, teksa sezonin e kaluar u inkuadruan në Superligën suedeze.

    Dhe ndeshjen e parë në Allsvenskan, ish-kapiteni i Kosovës ka realizuar një gol të bukur ndaj Goteborg.

    Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë, ndërsa vendasit janë duke udhëhequr falë golit të mesfushorit Raskaj, i cili është edhe kapiten te Eskilstuna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!