×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Ish mbrojtësi në Serie A: Allegri nuk ka besueshmëri, sezoni ka qenë katastrofik

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 13:47

    Ish-mbrojtësi i Serisë A, Daniele Adani, ka kritikuar ashpër trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, shkruan Reporteri.net. 

    Bianconerët nuk kanë qenë kurrë pretendentë të besueshëm për titull këtë sezon dhe Coppa Italia është shansi i tyre i fundit për të fituar një trofe në sezonin 2021-2022.

    Allegri është kritikuar për stilin e lojës dhe rezultatet e Juventusit dhe Adani është ndër ata që fajësojnë trajnerin toskan.

    “Ai ka humbur energjinë, komunikimi i tij është i dobët dhe nuk ka më motivim dhe besueshmëri”, tha ai për RAI.

    “Ai po përpiqet të justifikojë një sezon që ka qenë katastrofik, më i keqi në 11 vjet”.

    Juventus nuk arriti të ruante titullin për të dhjetën sezon radhazi nën drejtimin e Andrea Pirlo sezonin e kaluar, por fitoi Superkupën dhe Kupën e Italisë.

    Allegri nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus shtesa verën e kaluar dhe Juventusi nuk do ta shkarkojë atë pavarësisht se ka arritur rezultatet më të këqija se paraardhësit e tij Pirlo dhe Maurizio Sarri.

    Allegri konfirmoi javën e kaluar se do të qëndrojë në krye të Bianconerëve edhe për tre vite të tjera.

    54-vjeçari fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij të parë pesëvjeçare në Juventus midis 2014 dhe 2019, kur ai gjithashtu arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Gjigantët e Serisë A përballen me Sassuolo-n në stadiumin Mapei sonte dhe mund të kalojnë tetë pikë larg Romës nëse mposhtin Neroverdi-t.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!