Ish-pronari i “Formula 1”, miliarderi Bernie Ecclestone, është akuzuar për mashtrim pasi nuk ka deklaruar një pasuri me vlerë 470 milionë euro (400 mln paund) që zotëronte jashtë shtetit.
Kjo është bërë e ditur nga kryeprokurori i kurorës britanike, Andrew Penhale i cili u shpreh se ka nisur një procedim penal ndaj ish-pronarit të “Formula 1”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë raportime, komente apo ndarje të informacionit në internet që mund të paragjykojë në çfarëdo mënyre këto procedura.” – thotë ndër të tjera Penhale.
Simon York, drejtor i shërbimit të hetimit të mashtrimit të kurorës, tha: “Ne mund të konfirmojmë se një mashtrim me akuza të përfaqësimit të rremë është autorizuar kundër Bernard Ecclestone. Kjo pason një hetim kriminal kompleks dhe mbarëbotëror nga Shërbimi i Hetimit të Mashtrimit të HMRC”.
Ecclestone do të paraqitet para gjyqtarëve në Ëestminster, Londër në orën 10 të mëngjesit të 22 gushtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.