×
  • Sport
  • Sport

    Ish-rekordmeni i Maratonës së Berlinit në burg, theu shtetrrethimin

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 8:13

    Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për shkelje të shtetrrethimit të vendosur në vendin e tij, Kenia (nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm), si pjesë e masave për të luftuar kundër pandemisë Covid-19.


    Vrapuesi i distancave të gjatë u kap në një bar duke pirë alkool së bashku me 20 persona të tjerë, përfshirë një politikan vendas.

    Të gjithë janë ndaluar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nuk janë lëshuar ende. Incidenti ndodhi në Iten, një lokalitet në Kenia, shumë i njohur për atletët që duan të stërviten në kuota të larta, duke pasur parasysh që është i vendosur 2500 metra mbi nivelin e detit.

    Por rezulton një 2020 me të vërtetë për t’u harruar për kampionin 38-vjeçar kenian, i cili në janar u pezullua nga Njësia e Integritetit të Atletikës së Lehtë, që e dënoi për dy akuza: e para për shkeljen e rregullores për njoftimin e vendndodhjes dhe e dyta, ndoshta më serioze, për përpjekje për të manipuluar dokumentacionin antidoping.

    Kipsang shënoi rekordin botëror me 2 orë, 3 minuta 23 sekonda gjatë Maratonës së Berlinit, në vitin 2013, një rekord që mbeti për një vit, derisa bashkatdhetari i tij, Dennis Kimetto, e theu me kohën 2:02:57. Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, e uli kohën në 2:01:39 në Maratonën e Berlinit të vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!