Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone ka deklaruar se Michael Schumacher “nuk është me ne për momentin”, duke dhënë lajme të këqija mbi shëndetin e 7 herë kampionit të botës, i cili pësoi një aksident me ski në fund të vitit 2013.
Lajmet mbi Schumacher kanë qenë shumë të pakta që kur ai hyri në koma me dëmtime në tru, por tani Bernie Ecclestone ka hedhur dritë mbi situatën në një dokumentar të quajtur “Schumacher”, që do të shfaqet në 5 dhjetor.
“Michael Schumacher nuk është me ne për momentin. Por, kur të bëhet më mirë do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tona”, shprehet Ecclestone.
Ky dokumentar, i cili ka pasur mbështetjen e gruas së Michael, Corina, do të tregojë me detaje jetën dhe karrierën e ish-pilotit gjerman dhe aksidentit të tij me ski në 29 dhjetor 2013.
Aktualisht, Schumacher po merr trajtim në shtëpinë e tij në Zvicër, ku thuhet se bashkëshortja e tij ka ndërtuar një klinikë brenda shtëpisë dhe ka mbledhur një skuadër doktorësh dhe infermierësh që mbikqyrin natë e ditë ish-pilotin e Ferrarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.