Dimitar Berbatov është një nga emrat më të shquar në vite për futbollin bullgar, të cilin e ka reklamuar kudo në Europë duke veshur fanellat e klubeve shumë të rëndësishme si Bajer Leverkusen, Tottenham e Manchester United.
Autori i 48 golave në 78 ndeshje me përfaqësuesen e Bullgarisë, ishte dje në tribunë dhe pa se si skuadra e tij përfaqësuese u mund 3-2 nga Kosova.
Sipas Berbatov, humbja ishte e merituar, pasi Kosova bëri gjërat më mirë, duke luajtur futbollin ashtu siç duhet.
“Ne dështuam, pasi Kosova nuk e lejoi Bullgarinë të fitonte. Ata kishin më shumë dëshirë dhe luftonin për fitoren. Mendoj se edhe trajnerët e kanë parë gjithçka. Unë e pashë nga lart, nuk ishte një pamje e këndshme, por është fakt.
Ata na dominuan, që është gjëja më shqetësuese. Në fakt, dy prej golave të tyre ishin të futbollit tipik dhe vetëm një ishte gabimi ynë. Ata krijuan gjithashtu edhe shumë pozicione të rrezikshme me inteligjencë, që tregon se luajnë futboll psikologjik. Unë shpresoj që të shoh një futboll shumë më të mirë se sa ky që po bëjmë”, ishin fjalët e Berbatov.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.