×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i Leipzigut, kandidat për trajner të Kombëtares së Shqipërisë

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 11:03

    Kombëtarja e Shqipërisë është ende në kërkim të një trajneri të ri prejsë ata shkarkuan italianin Christian Panucci.


    Ka pasur shumë emra që janë lidhur me stolin “kuq e zi” por edhe më tutje nuk ka pasur diçka konkrete në këtë aspekt, shkruan Reporteri.net

    Peter Pacult, ish-trajneri i skuadrave të njohura si; Leipzig, Rapid Wien dhe Dynamo Dresden, është emri i fundit i lidhur me postin e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

    Pacult ka qenë në stadium për të parë ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë dhe ka zhvilluar një bisedë me kreun e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duken.

    Ndonëse temat e diskutimit nuk bëhen të ditura, mësohet se janë në vazhdën e bisedimeve që Duka ka pasur me disa trajnerë për të marrë stolin e lënë bosh nga Panucci./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!