Skuadra e Lille dje e siguroi edhe zyrtarisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Lojtari kryesor i Lille në këto ndeshjet kualifikuese të Champions League ishte padyshim diamanti kosovar, Edon Zhegrova.
Zhegrova realizoi gol në duelin e parë ndaj Slavia Pragës – por gjeti edhe golin dje, gol ky që doli të jetë absolutisht tejet i rëndësishëm për kualifikim.
Kosovari pas ndeshjes tha se kjo ishte ëndërr për ta.
“Ishte e gjitha një ëndërr. Ne jetojmë për kësi net. Ne ia dolëm”, shkroi futbollisti ofanziv në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.