Ballkani është njoftuar me humbje e parë këtë pranverë në futbollin kosovar.
Flamurtari i Prishtinës, sot në ‘Xhemail Ibishi’, ka arritur ta befasojë liderin e Superligës duke e mposhtur me rezultat 2:1, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj ndeshje, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi deklaroj se gabimet e bëra gjatë goditjeve standarde i kushtuan me dy gola.
“Kam pritur që të jetë një fushë më e rënduar, por ishte në gjendje që të luhet futboll. Duke ditur se Flamurtari lufton për mbijetesë, gabuam në dy ndërprerje të cilat i kemi stërvitur.
Ne vijmë pas dy super sfidave, gjithsesi tentuam me një gol rikthimin tonë, por pak ishin edhe rrethanat, duke mos komentuar edhe referimin”.
Faza e tretë? “Do të jetë përparësi e madhe të luajmë si vendas lojën e fundit të kampionatit, pasi si mysafir kemi pasur rrethana të çuditshme”, tha Munishi për SSK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.