Ismet Munishi ka bërë ndoshta postimin e fundit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka kërkuar falje për gjuhën që përdori gjatë gjithë ditës së djeshme, i irrituar për humbjen nga Prishtina në Superligë.
Ai tregoi se për shkak të karakterit që ka dhe për të mos ndodh nesër apo pasnesër të njëjtat gjëra, nuk do të jetë më aktiv në rrjetet sociale.
Postimi plote i Munishit pa ndërhyrje:
Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashes dhe të gjithë atyre që jan ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë.
Isha në afekt sepse rethanat te ne ndonjëher nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është mbrenda meje.
Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin tim dhe më vjen keq nga miqt e mi dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt.
Morra sygjerime nga shumë miq dhe i falemderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kerkim falje.
Unë nuk do të jem aktiv ne jeten e Rrjeteve Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojne arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin timë të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time.
Mirë mbetshi urime festat e fundvitit .
Gezuar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.