Ismet Munishi është i bindur se skuadrën e tij, Ballkanin, nuk do të mund ta ndalë askush
Superliga e Kosovës është pezulluar aktualisht shkaku i Koronavirusit, ku në Kosovë janë mbi 70 raste deri tani, shkruan Reporteri.net
Ballkani është lider i Superligës dhe synon që ta fitojë titullin e kampionit këtë edicion.
Ismet Munishi nga karantina ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën, ku ka treguar se futbollistët e tij po stërviten në shtëpitë e tyre, sipas programit që kanë.
Mes tjerash Munishi ka thënë se s’ka pandemi e kundërshtarë që mund ta ndalë Ballkanin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.