×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi tregohet i ashpër ndaj Arben Vitisë: Atij zotërisë nuk po i ndalen skandalet

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 20:46

    Ismet Munishi ka reaguar ashpër pasi futbollisti i Dritës, Izair Emini ka rezultuar pozitiv me Koronavirus


    Në një intervistë të dhënë për RTK-në Munishi ka kritikuar të parin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitinë, shkruan Reporteri.

    Sipas trajnerit të Ballkanit nuk ka kushte për futboll dhe nëse do t’iu bëhen testet të gjithë futbollistëve të Superligës do të dalin 10 deri në 20 të infektuar.

    Munishi përgjegjësinë për gjithçka që mund të ndodhë vijim ia lë Arben Vitisë.

    “Stërvitjet i kemi filluar pa protokoll. Së pari është dashur që të bëhet testimi i çdo futbollisti dhe pastaj çdo klub ta organizojë një karantinë në mënyrë që të qëndrojmë të izoluar dhe mos të kemi kontakt me shumë njerëz. Ne jemi sjell si amatorë total. Edhe Ministri i Shëndetësisë (Arben Vitia) ka treguar amatorizëm total pasi që ka lejuar që të bëhen stërvitjet pa protokoll. Edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës jemi mësuar me amatorizëm. Ne nuk e dimë pasi që në mesin tonë mund të ketë lojtarë të infektuar. Më e keqja është se në shtëpinë tona kemi njerëz me sëmundje kronike dhe mund t’ua bartim virusin. Sportistët mund të jenë asimptomatik dhe mund të jenë bartës dhe mund të shpërthejë virusi si bombë biologjike”, ka thënë Munishi.

    “Edhe sikur tu bëhen teste futbollistëve të Superligës, të jeni të bindur se do të dalin një numër i konsiderueshëm 10-20 futbollistë pasi kemi ende vatra të infeksionit. Neve na kanë detyruar që të rikthehemi në stërvitje. Përgjegjësia shkon te ai që e ka dhënë nënshkrimin pas asnjë protokoll. Atij zotërisë nuk po i ndalen skandalet (Arben Vitia), nuk e di së çka është puna e tij,”.

    Kujtojmë që Superliga e Kosovës pritet të rikthehet më 7 qershor, ndërsa klubet këtë javë kanë filluar stërvitjet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!