Sonte mësohet finalisti i parë në kampionatin Evropian.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që do të zhvillohet mes Italisë dhe Spanjës.
Këto dy skuadra e njohin shumë mirë njëra tjetrën, janë ballafaquar shumë herë gjatë historisë dhe sot si gjithmonë, do të jetë një “finale” në vete.
Italia vjen në këtë ndeshje dhe kërkon finalen pas një kampionati fantastik, derisa Spanja me shumë dyshime dhe me të rinj, kërkon të fitojë këtë trofe që e ka fituar për herë të fundit në vitin 2012.
Befasi në formacionin e Spanjë është mungesa e një sulmuesi, Enrique nuk ka preferuar as Moratan e as Morenon, por Oyarzabal.
Italia:
Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.
Spanja:
Unai Simón, Azpilicueta, Èric García, Laporte, Jordi Alba, Busquets, Koke, Pedri, Ferrán Torres, Oyarzabal dhe Olmo.
Gjysmëfinalja e parë në Euro 2020 zhvllohet pas pak, në Wembley nga ora 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.