Skuadra e Paris Saint Germain ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Mesfushori kroat që luan me Barcelonën, Rakitic, ka qenë lidhur ngushtë kohëve të fundit me një kalim të mundshëm tek PSG, si pjesë e ofertës që do të dërgonte Neymar në “Camp Nou”.
Së fundmi, mesfushori kroat duket se ka vendosur që të bëjë të qartë idenë e tij për të ardhmen, dhe ajo duket se nuk korrespondon me idetë e PSG.
“Unë kam biseduar me skuadrën, trajnerin dhe ne kemi ndarë të njëjtat pikëpamje. Ideja është që të vazhdojë me Barcën. Jam i hapur, por ideja është që të vazhdojë këtu dhe ta shijojë, sepse kam akoma vite të mbetura në kontratë” citohet Rakitic nga ‘Leparisien’, transmeton lajmi.net.
Në moshën 31 vjeçare, Rakitic mbetet një nga pjesët kryesore të Barcelonës. Ardhja e De Jong duket se nuk e ka shqetësuar aspak kroatin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.