×
  • Sport
  • Sport

    Izolohet edhe ekipi i Kosovës në xhudo

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 20:28

    Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo prej të hënës është në karantinë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka për sajtin zyrtar të KOK-ut.


    Xhudistët dhe trajneri Kuka janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.

    “Prej sot ekipi olimpik është në karantinë, që do të thotë se do të izolohet dhe do të shmang kontaktin me njerëz tjerë. Do të jenë dhjetë persona që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvisin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë te salla ku stërvisim”, ka theksuar Kuka.

    Ai pret që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!