×
  • Sport
  • -->
    Sport

    James drejt Premierligës

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 15:54

    Mund të jetë në Premier League e ardhmja e James Rodriguez, pikërisht te skuadra ku ka një koloni portugeze dhe menaxheri që punon ngushtë me ta është Jorge Mendes, pikërisht agjenti i yllit kolumbian.


    James i cili është nxjerrë në shitje nga Reali i Madridit sipas Daily Mail me shumë gjasa do të kalojë te Wolverhampton që drejtohet nga Nuno Espirito Santo.

    Reali ka ulur çmimin e futbollistit në merkato dhe kartoni i kolumbianit mund t’u kushtojë arkave të “ujqërve” rreth 25 milionë euro.

    Për James Rodriguez interesohet edhe Atletico e Madridit, por Los Colchoneros nuk e konsiderojnë të domosdoshme blerjen e tij dhe shanset më të mëdha janë që të transferohet te Wolves. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!