Futbollistët ofanzivë pëlqehen nga “Rossoneri”, të cilët janë në kërkim të pasardhësit të Hakan Calhanoglut, që së fundmi iu bashkua Interit si lojtar i lirë.
Milani është vënë në gjah për ta gjetur pasardhësin e Hakan Calhanoglut. Mesfushori turk iu bashkua rivalit të qytetit, Inter pasi i skadoi kontrata me Kuqezinjtë. E “Rossoneri” tash i kanë veçuar dy futbollistë, të cilëve ua kanë vënë syrin. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Real Madridit, James Rodriguez, i cili është prioritet i tyre, shkruan Express.
Ylli i Evertonit po mendon të largohet nga Anglia dhe “San Siro” shihet si një destinacion i pëlqyer për të. Ndërkohë, gjiganti italian e ka në radar edhe mesfushorin e papërdorshëm të Real Madridit, Isco. Edhe përfaqësuesi spanjoll, sipas mediumit spanjoll “Marca” është duke e menduar largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.