James Rodriguez thuhet se është shumë afër marrëveshjes me Atletico Madridin.
Anësori kolumbian nuk është më pjesë e planeve të Real Madridit dhe do të shitet në këtë afat.
Sipas asaj që raporton El Golazo de Gol, Los Rojiblancos do të transferojnë James Rodriguezin në shumën e 15 milionë eurove.
Edhe pse Real Madridi kishte paguar 80 milion për ta transferuar atë nga Monaco para disa vitesh, lojtari ka rënë dukshëm në vlerë, transmeton telegrafi.
James më shumë ka qëndruar në bankën rezervë, se sa që ka luajtur, andaj vlera e tij pritej që do të ulej ndjeshëm.
Ka kohë që kolumbiani lidhet me një largim nga Los Blancos dhe më në fund duket se do të kalojë te rivali i tyre lokal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.