Ylli shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj këmbëngul se zemra e tij është akoma në Old Trafford, ndërsa vlerëson Paul Pogban si lojtarin e tij të preferuar.
Sulmuesi anësor i Sociedadt dhe Belgjikës gjithashtu pretendon se ish-ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë në botë.
Januzaj, 25 vjeç, dukej një produkt i jashtëzakonshëm i akademisë në Old Trafford, madje duke sjellë shpresë se ai mund të pasojë legjendën Ryan Giggs.
Por, pavarësisht ritmit dhe driblimeve ai nuk arriti të bëjë një ndikim të vërtetë fizik, duke lënë Anglinë për në Spanjën në vitin 2017.
“Manchester Unitedi është skuadra ime e dytë pas Real Sociedadit”, ka thënë fillimisht Januzaj për gazetën spanjolle AS.
“Për mua lojtari më i mirë është Cristiano Ronaldo, por i preferuari im është Pogba, sepse unë u rrita duke luajtur me të”, përfundoi shqiptari.
Ndryshe, djaloshi nga Istogu po përjeton një sezon të mirë duke shënuar gjashtë gola në 22 paraqitje.
Me Djajtë e Kuq, Januzaj fitoi trofeun e Community Shield në vitin 2013, vitin e tij të parë me Unitedin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.