×
  • Sport
  • Sport

    Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 23:16

    Sulmuesi i Kosovës, Muharrem Jashari, ka thënë se gjyqtari ka gabuar në rastin kur e ka ndëshkuar me karton të kuq.

    Jashari shënoi golin e fitores, por u largua nga ndeshja në minutën e 45-të, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

    Sipas Jasharit, ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq.

    “Jam i lumtur për golin dhe për fitoren. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët për shkak se patën një barrë më të madhe pasi që unë nuk isha në pjesën e dytë. Kryesore ishte fitorja dhe i falënderoj të gjithë. Janë emocionet dhe atmosfera por për mua nuk ishte karton i kuq. Dua ta shikoj përsëri, por nuk mendoj se ishte karton i kuq”, ka thënë Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!