Jasir Asani po vazhdon me formë fantastike në Superligën e Koresë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sot ka shënuar përsëri për skuadrën e Gwangju FC, në fitoren 3-1 ndaj Seulit.
Asani shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij, në minutën e 90+8.
Ky ishte goli i tretë në kampionat, për 29-vjeçarin nga Shkupi, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Forma e tij e mir është një forcë shtesë për kombëtaren e Shqipërisë, para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.