×
  • Sport
  • Sport

    Jasir Asani: Jemi më të fortë se kurrë më parë, do të jetë viti ynë

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 14:19

    Viti 2023 ishte më i miri në karrierën e Jasir Asanit.

    Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkëlqeu në fanellën e Kombëtares shqiptare, të cilën me golat dhe kontributin e tij e ndihmoi që të kualifikohej në Kampionat Evropian.

    E tash, futbollisti ofanziv do ta nisë vitin 2024 me ambicie të mëdha, si me klubin e tij ashtu edhe me Kuqezinjtë.

    Ndonëse pritej një rikthim i tij në futbollin evropian, 28 vjeçari mbeti megjithatë në Korenë e Jugut, respektivisht në ekipin Gwngju FC.

    Ish-futbollisti i Vardarit, Shkupit, Pobedas, Partizanit, AIK e Kisvarda, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ambiciet e tij për vitin 2024, duke u shprehur optimist se ky do të jetë një vit pozitiv dhe i suksesshëm për të dhe për shqiptarët në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!