×
  • Sport
  • Sport

    Jasir Asani: Mbylla sytë dhe godita, Szczesny më tha se ishte një supergjuajtje

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 7:50

    Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, për SuperSport foli Jasir Asani, autor i golit të parë. Sulmuesi tregoi edhe bisedën me portierin e Polonisë, Szczesny.

    Ndër të tjera, Asani tha se një meritë të madhe për formën e tij në kombëtare e ka edhe Sylvinho.

    “Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejojë të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesnyn të lëvizte dhe mbylla sytë godita, e dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny më tha bravo se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë”, ka deklaruar Asani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!