×
  • Sport
  • Sport

    Java e 12-të në Superligë me ndeshje derbi

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 11:02

    Kampionati elitar do të zhvillojë edhe xhiron e 12-të për të shkuar më pas në pushim, pasi që kombëtaret do t’i zhvillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve.


    Megjithatë, dy super përballje do të jenë të rezervuara për këtë xhiro, pasi që takohen Ballkani – Gjilani dhe Drita – Prishtina.

    Të dy takimet do të zhvillohen ditën e diel dhe në të njejtën kohë (13:30).

    Xhiron e hap takimi ndërmjet Arbërisë dhe Besës, i cili do të zhvillohet ditën e shtunë.

    Po këtë ditë zhvillohet edhe takimi tjetër shumë interesant në Podujevë, ku Llapi në kërkim të pikëve pret Trepçën ’89.

    Ndërkohë derbi rajonal ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit do të luhet të hënën.

    Superliga, xhiro e 12-të

    E shtunë

    Arbëria – Besa (13:30)

    E diel

    Ballkani – Gjilani (13:30)
    Llapi – Trepça ’89 (13:30)
    Drita – Prishtina (13:30)

    E hënë

    Drenica – Feronikeli ( 13:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!